
Një e moshuar është gjetur e vdekur në qytetin e Peqinit. Dyshohet se 81-vjeçarja M. T., është mbytur në një kanal vaditës.
Nipi e kishte shpallur 81-vjeçaren të humbur, pasi ajo ishte larguar para disa ditësh nga shtëpia.
Sipas deklarimeve të familjarëve 81-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.