Open Balkan/ Rama: Na duhet se na pret një dimër pa energji

Edi Rama:Më lejoni të ndalem tek disa fakte. Kontratat e grurit kur nisi lufta në Ukrainë, mes importuesve të grurit në Shqipëri. Mos është pak gjë kjo, mos është diçka që s’duhet të ketë rëndësi? Ku do e gjenim me konflikte grurin? Qytetarëve do u mungonte buka. Vazhdojmë me energjinë, ne jemi shumë vulnerabël në krahasim me të tjerë, nap ret një dimër që problemi nuk do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nuk jemi ne nga ata vende që të kthejmë kurrizin për konfliktet e aty që duan të hapin tefterët, Ballkani i Hapur nuk është as i imi, as i Vuçiçit, as i Abazoviçit, por i qytetarëve shqiptarë, i fermerëve shqiptarë. Volumi i eksportëve mes tre vendeve është rritur, 56.7 milionë euro. Në janar ishte 33.9, dyfish, pothuajse dyfish, për më tepër në një kohë problematike, kur u rrit çmimi i naftës. Pavarësisht se çfarë kemi bërë ne për çmimin e naftën, kjo thyen çdo lloj pasqyre për ato që kemi krijuar ne për Ballkanin e Hapur. Në këtë treg fermerët tanë po shesin dhe po fitojnë, Serbia nuk ka hyrë në Ballkanin e Hapur për të humbur, por këtu jemi të gjithë për të fituar.