Ata e kanë futur në bagazhin e një mjeti dhe e kanë dërguar në spital.
TIRANË– Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra sot në një atentat me tritol me telekomandë ka arritur të dalë vetë nga mjeti pas shpërthimit. Edhe pse i gjymtuar e pa këmbë, i riu ka zbritur nga mjeti dhe është zhvendosur në një cep të rrugës, ku është pikasur nga kalimtarët. Këta të fundit i kanë ardhur në ndihmë të riut, e kanë futur në bagazhin e një mjeti dhe e kanë dërguar në spital.
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë.
Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë Osmani.