Përfundon numërimi, zgjidhen dy nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike

Ka përfunduar numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar lidhur me zgjedhjen e strukturave drejtuese të partisë Demokratike.

Në proces morën pjesë 210 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Sipas rezultatit final, Flamur Noka zgjidhet sekretar i përgjithshëm i partisë Demokratike. Noka arriti të sigurojë 157 vota përballë Ristanit i cili mori vetëm 54 vota.

Ndërkohë nënkryetarët e rinj të PD janë zgjedhur Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi të cilët kanë marrë 123 dhe 107 përballë Belind Këlliçit me 92 vota dhe Agron Shehajt me 73 vota.