Përmbyllja e 13 të martave të kishës së Shna Ndout në Laç

12 dhe 13 qershori përkon me përfundimin e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Me mijëra pelegrinj nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit, për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.

Për garantimin e mbarëvajtjes se ritualit fetar dy ditor janë angazhuar policia dhe spitali në Kurbin.