Presidenti I Ri, Rama Zbulon Arsyen Përse U Përjashtua Fatos Nano…

 

Kryeministri Edi Rama arsyetoi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar se si u shkua të emri i Bajram Begajt për në Presidencë.

Rama përmendi edhe faktin se Fatos Nano ka qenë kandidat i propozuar, por ai u përjashtua për shkak se është një figurë e njëanshme politike dhe themelues i PS. E gjitha kjo është bërë për të mos pasur përçarje dhe kontenstime nga opozita.

“Fatos Nano një figurë e nderuar por është skualifikuar gjatë procesit për shkak se ne duam të zgjedhim një president për të gjitha anët politike. Në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve. Dhe pavarësisht se si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë, të mos ndjehen të përjashtuar nga këndvështrimi i PS në jetën publike. Begaj ështënjë figurë e lartë që do të qëndrojë mbi palët politike”, tha Rama.