Qeveria Rama Jep Lajmin E Mirë Për Pensionistët/ Bonus Çdo Fundvit, 3 Vitet Që Vijnë…

Në programin qeverisë deri në vitin 2025, Edi Rama ka parashikuar vëmendje të veçantë edhe për të moshuarit dhe qytetarët në nevojë.

Në program thuhet se politika e bonusit të pensioneve të fundvitit do të kthehet në një politikë e përhershme të rritjes së pensioneve, përtej indeksimit,

pa rrezikuar skemën dhe reformën e arritur. Kjo do të thotë se cdo fundvit pensionistët do të marrin automatikisht bonusin së bashku me pensionin që do të rritet cdo vit.

Kjo politikë do të garantojë një rritje të vazhdueshme vjetore per cdo pension me vlerë mbi 5%. Qeveria parashikon të zgjerojë mbulimin e familjeve të varfra me skemën e ndihmës ekonomike.