Rama i përgjigjet Bullgarisë : O hiqni veton, ose më duroni!

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila i kërkonte të moderonte gjuhën, pas komenteve të bëra një ditë më parë në Bruksel, ku veto e Bullgarisë bëri të pamundur nisjen e negociatave për anëtarësim për të disatën herë.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka problem me mënyrën time të të folurit. E drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet dypalëshe duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për të marrë peng dy vende të NATO-s. Qetësohuni miq: Hiqni veton, ose më duroni!”, shkroi Rama në Twitter.

“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, shkruan më tej Rama.