Rama Ndjek Këmba-Këmbës Joe Biden Në Samitin E NATO-S, Presidenti “Shq.Yen Sytë” Dhe Nuk E Njeh

Edi Rama ka gjetur rastin për propagandën e radhës në samitin e NATO-s në Madrid. Në samit, ai ka piketuar presidentin e Amerikës Joe Biden, ka parë nga kamerat se ku janë, dhe i ka shkuar pranë atij duke i hedhur dorën në sup dhe duke i thënë disa fjalë, që presidenti amerikan duket që nuk po i kupton fare.

Gjithashtu, Biden shpreh një habi në fillim dhe e shikon Ramën në sy duke mos e njohur se kush është

Nuk është rasti i parë në këto pak ditë që Ramën nuk e njohin, pasi në Spanjë u bë virale momenti kur Rama bëri një foto me çiftin mbretëror, por spikeri i televizionit kombëtar nuk po e njihte.

Megjithatë, Rama e ka marrë atë që donte, foto dhe video me Biden, duke treguar se Amerika është një nga bashkëpunëtorët tanë më të mëdhenj.