
Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i ka dalë e keqja me qëndrimin e Bullgarisë, e cila e kritikoi për mënyrën e të folurit në Samitin e BE.
Rama përmes një mesazhi në Tëitter thekson se ka mjaftuar vetëm një telefonatë me kryeministrin ende në detyrë, Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri.
Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, shkruan Rama.