
Këto dy javë edhe në qendrën tonë, të gjithë ne mjekët e familjes, një rritje të numrit të rasteve me Covid. I cojnë pacientët për tampon dhe pjesa më e madhe e tyre kanë dalë pozitiv,” tha Cela.
Mjekja e Qendrës Shëndetësore nr 6 në Tiranë, Ornela Çela tregon se simptomat janë ato të një viroze të zakonshme.
Karakteristikë është temperatura lartë.
“Që mund të shkojë deri në 38-39. Janë me kollë, mund të paraqiten dhe me simptoma gastrointestinale, pra të vjella, dhimbje barku me rrufë, dhimbje fyti. Por për dy-tre ditë simptomat përmirësohen dhe pacienti është në gjendje të mirë,” tha ajo.
Nisur edhe nga simptomat mendohet se varianti dominues të jetë Omicron.
“Mos të bëjmë panik sepse, sic e shohim, simptomat janë të lehta. Tashmë edhe Covid-i po bëhet si gjithë virozat e tjera,” tha mjekja.
Por teksa rastet po rriten vaksinimi vijon me ritme të ulëta.
“Edhe numri i pacientëve që vinin për dozat e treta apo të katërta është ulur,” tha ajo.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se përgjatë muajit qershor janë infektuar me covid mbi 1 mijë e 300 persona.
Pavarësisht rritjes së numrit të infektimeve, për fat të mirë COVID nuk ka shënuar viktima.