Shampanjë dhe avion privat: Jeta super luksoze e vajzës së “oligarkut” të mediave Aleksandër Frangaj

 Shampanjë dhe avion privat: Jeta super luksoze e vajzës së “oligarkut” të mediave Aleksandër Frangaj (VIDEO)

Emi Frangaj është një prej atyre vajzave që hyjnë në grupin e Rich Kids of Albania.

Vajza e oligarkut të medias Aleksandër Frangaj, reklamon në rrjetet sociale jetesën e saj super luksoze që shkon deri aty sa të udhëtojë me shoqet e saj me charter privat.

E reja hedh shpesh foto nga pushimet ekzotike dhe pozon e veshur me markat më të shtrenjta për ndjekësit e saj.

Frangaj numëron një numër të lartë ndjekësish në profilin e saj në Instagram dhe TikTok.

Së fundmi, ajo ka postuar një video në TikTok brenda një charteri privat me muzikën virale:

“Nëse do isha vajzë pasanike”, teksa në dorë mban shampanjë dhe qeras shoqet.