Shpresa Për “Dritën Jeshile” Nga BE/ Rama Merr Avionin Dhe Fluturon Drejt Këtij Shteti

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar që do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që mbahet më 29-30 qerdhor në Madrid të Spanjës.
Pjesë e delegacionit të cilët shoqërojnë Ramën, janë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Disa zëra bëjnë me dije se Shqipërisë mund t’i ndizet “drita jeshile” për negociatat me BE në një tryezë “speciale” sic është ajo e NATO-s, të presim dhe të shohim…
“Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim.