
Kryeministri holandez, Mark Rutte është kthyer në mbështetësin më të madh të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Edhe pse disa vite më parë ai kundërshtoi me zë të lartë hapjen e negociatave, Rutte tani po lobon me vendet e tjera PRO integrimit të Shqipërisë në BE, shkruan prestigjiozja holandeze “De Telegraaf”.
Qeveria holandeze dhe partitë e koalicionit janë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë brenda muajit qershor të këtij viti. Gjithashtu Mark Rutte shpreh vlerësim maksimal për reformat e Qeverisë Shqiptare dhe punën e kryeministrit Edi Rama.