Shqiptarët Në “Pikë Të Hallit” Nga Varfëria Që Shteti Ka Krijuar / Rama “Rreh Gjoksin” Se Do Ndërtojë Ukrainën / A Ka Logjik Kjo Gjë?

Pasi ndriti Shqipërinë, me pallate, ndërtesa dhe projekte europiane, rritje ekonomike dhe suksese të mëdha duket se kryeministri Rama do ta shtrijë famën e tij të zhvillimit të vendit, deri në lindje të Europës, për të ndërtuar godinat “alla Rama” edhe në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij në Kiev me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç ku u takuan me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri Rama ka premtuar ndërtimin e një blloku pallatesh për familjet e Ukrainës.

Kryeministri Rama, i cili drejton një vend që nuk po ngop dot popullin e tij me bukë, të cilët dalin në pr.otesta çdo ditë, për rritjen e çmimeve, nga nafta deri të mielli, orizi, qumështi e buka, ka “rrahur gjoksin” se do ti jape një “dorë” Ukrainës.

Mirë bën në fakt që premton se, Ukraina vërtet ka nëvojë për ndihmë në këtë kohë të vështirë, por nuk është Rama ai që mund ti vërë supet një shteti si Ukraina. Mos vallë ka harruar kaq shpejt kryeministri ynë, që ka një mal me borxhe për të paguar për shtëpitë e e ndërtuara pas shembes së tyre nga tër.meti !

Janë marrë miliona euro borxh për rimëkëmbjen.

Ku do ti marrë kryeministri Rama, paratë për të ndërtuar në Ukrainë?!

Kur paska kaq para buxheti i shtetit, pse nuk kthen sytë nga shqiptarët dhe të shikojë se po ju shkon thika në palcë?!

Ka vajtur 260 lek një litër naftë, ka vajtur 400 lek një litër vaj, po fluturojnë çmimet e produkteve të shportët dhe kryeministri del dhe thotë nuk kemi çfarë të bëjmë.

Kur paska kaq të ardhura Shqipëria, rregullo çatinë tënde që rrjedh nga të katër anët zoti Kryeministër pastaj shko lyej shtëpitë e botës.

Shiko vendin tënd, se Ukrainën ka kush e sheh, ka mjaft shtete të fuqishme që i japin dorën dhe e rimëkëmbin