Skandal/ Krizë në familjet shqiptare, Lindita Nikolla blen 17 milionë lekë llampadarë

Por mesa duket, kjo krizë nuk dihet te Kuvendi i Shqipërisë. Kjo pasi Kryetarja e këtij institucioni ka bërë një tender për të blerë llampadarë.

Skandal/ Krizë në familjet shqiptare, Lindita Nikolla blen 17

Lindita Nikolla

TIRANË- Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili pak kohë më parë deklaroi shkurtimin e shpenzimeve për qeveritarët dhe instituciont për shkak të krizës që ndodhet vendi. Por mesa duket, kjo krizë nuk dihet te Kuvendi i Shqipërisë. Kjo pasi Kryetarja e këtij institucioni ka bërë një tender për të blerë llampadarë.

Dhe për këtë tender, Nikolla nëpërmjet institucionit që mbahet me taksat e shqiptarëve ka shpenzuar plotë 17 milionë lekë të vjetra me TVSH. Siç shihet dhe nga dokumentet e mëposhtme bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-23571-04-14-2022 me objekt “F.V Llampadarë”. Fondi i këtij tenderi është 1,479,453 lekë të reja pa TVSH ose rreth 17 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë që fitues i këtij tenderi është një person i quajtur Gentian Horieti, i cili ka ofruar të njejtën vlerë që është vendosur dhe nga Nikolla.

Skandal/ Krizë në familjet shqiptare, Lindita Nikolla blen 17

tenderi

Ndërsa në familjet shqiptare çdo ditë e më shumë po vuajnë për shkak të krizës që ka kapluar vendin. Me çmimet e ushqimeve të shportës dhe karburanteve që po rriten dita-ditës për qytetarët, Nikolla mendon si të ndriçojë me 17 milionë lekë Kuvendin.