Taulant Balla Nga “Hambari” I Shqipërisë, Zbulon Sa Do Të Jetë Çmimi I Grurit…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një takim me fermerë në Fier ka folur për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve, kryesisht të grurit që ka shtrenjtuar asisoj edhe çmimin e bukës në furra.

Taulant Balla beson që i gjithë prodhimi i këtij viti do të shitet dhe për më tepër me çmim më të lartë.

“E vërteta është se nëse vjet është shitur me 260 lekë sot është me 500 lekë/kg dhe kjo tregon se kjo është edhe për shkak të situatës globale të shitjes së drithërave”, tha Balla.