
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Himarës.
Teksa poston foto nga mbërritja e tyre në Shqipëri, Rama shkruan se pritet që të vijnë dhe 5000 turistë të tjerë që do të vizitojnë bregdetin tonë javët e para të qershorit.
“Ka filluar Sezoni Turistik në Shqipëri. 1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur përmes portit të Himarës. Në ditët në vijim do të presim edhe 5000 turistë të tjerë që do të vizitojnë bregdetin tonë në javët e para të qershorit. Të Bashkuar Jo Të Ndarë” shkruan Ram
a.