Test psikologjik: Si ta kuptoni nëse dikush ka prirje vrasësi duke i bërë këtë pyetje

Testet psikologjike zbulojnë shumë mbi psikologjinë e njerëzve. Së fundmi një test të ri që po bën xhiron e internetit dhe i ka mahnitur të gjithë.

Me këtë test supozohet se mund ta kuptoni nëse dikush ka prirje vrasësi apo jo.

TESTI

Është historia e një vajze të re. Në funeralin e nënës së saj, ajo sheh një djalë të ri që nuk e njihte. Ai ishte shumë simpatik, njeriu i ëndrrave të saj. Ajo u dashurua marrëzisht me të. Pak ditë më vonë vajza e re vrau motrën e saj…

Pyetje: Pse vajza vrau motrën?

MOS SHKO MENJËHERË POSHTË PËR LEXUAR PËRGJIGJEN. MENDONI MË PARË PËRGJIGJEN TUAJ.

Përgjigje: Ajo shpresonte që i riu të rishfaqej në varrim.

Info: Nëse i jeni përgjigjur saktë pyetjes, atëherë po mendoni si psikopat.

Ky test përdoret nga një psikolog i famshëm amerikan për të përcaktuar nëse një person ka një prirje vrasësi. Disa kriminelë që bënë testin iu përgjigjën saktë pyetjes.

Nëse nuk e gjetët përgjigjen e duhur, është shumë mirë për ju.

Nëse miqtë tuaj e kanë gjetur, distancohuni nga ata./