
Sali Berisha i bën thirrje popullit që të ngrihet kundër qeverisë, pasi sipas tij, ajo po i dorëzon të ardhmen e vendit Beogradit.
Duke përdorur tone ironike lidhur me udhëtimin e kryemniistrit Rama në Francë, Berisha tha se ai duhet të qëndrojë atje dhe të marrë azil politik.
“Aty i ofrohet një vendi në luftë, por që po lufton për Europën, i ofrohet statusi i vendit kandidat dhe sfidohet agresori rus. Kjo bëhet dhe me Moldavinë.
Ky moment historik do ishte një nderim i madh për shqiptarët të përfaqësoheshin aty. Çfarë është bojkoti, është haptaz përçmim ndaj tij. Është haptas disaprovim ndaj këtij akti.
Është rreshtim në krahun tjetër. Aleksandër Vuçiç mund të mos shkonte sepse ai nuk zbaton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Po Edi Rama? Nuk shkon sepse nuk shkon as Vuçiç.
Preteksti se vetoja bullgare ka bllokuar. Vetoja bullgare është për zgjidhje. U morën më mënyrën e fuqishme më të mëdhenjtë të Europës dhe i dhanë një zgjidhje jo ideale, por të sigurt.
E cila mund të mos sjellë rezultate në këtë samit, por e ka të sigurt në samitin tjetër. Kur e penguam ne Maqedoninë, kjo mjaftoi në mënyrën më të papërgjegjshme, më jomiqësore.
Komisionet europiane i kanë dhënë ndihmën më të madhe financiare. Po të kthehemi vetëm në vitin 91-92 ku vetëm 20% e sipërfaqes së tokës ishte e punuar.
Fituam nga katastrofa njerëzore për shkak të Europës. Tani t’i i përplas derën. Ti je skllav që e bën këtë. E bën me vullnetin e mbarë shqiptarëve.
A do vazhdojmë në këtë gjendje, çdo ditë që kalon na akuzon ne. Na akuzon që ne nuk i dalim zot, fatit tonë, por lejojmë që një aventurier i tillë na detyron të shkelmojmë identitetin tonë, mbi ëndrrën tonë. Ne bëhemi përgjegjës. Ai shkoi dje në Francë, por nuk duhej të kthehej më.
Duhej të qëndronte azilant. Sot thirrja është më kryesorja, të përballemi dhe të mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd. Të mos dorëzojmë të ardhmen e këtij vendi në Beograd. Por të qëndrojmë. U kalua çdo lloj kufiri dhe imagjinate.
Duhet të thërrasim protesta, ekzistencale për vendin tonë. Nuk mundet kurrë një njeri i shitur apo i pashitur, cilido qoftë, të luaje me fatin tonë. Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël” – tha Berisha.