Tjetër rrugë me pagesë në Shqipëri/ Qeveria Rama: “PO” vendosim “traun” te aksi…

Segmenti Thumanë – Kashar ka qenë temë debati në Kuvend ditën e sotme mes opozitës dhe mazhorancës.

PD ngriti si shqetësim e “traut” që mund të vendoset në aksin Thumanë-Kashar ku qytetarët pas përfundimit të rrugës do të paguajnë 2.5 euro, për të kaluar në këtë rrugë. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Qeverisë Rama e cila theksoi se taksimi i makinave në Shqipëri në rrugët e reja do të behet si në çdo vend të Bashkimit Europian.

“Taksimi në rrugë nuk është një gjë e re, ajo do të funksionojë njëlloj si në çdo vend tjetër të BE-së. Ju kujtoj se qeveria shqiptare është zotuar që asnjë rrugë nuk do të ketë tra, në rast se nuk do të ketë një rrugë alternative”, njofton Qeveria Rama.