
Shishet që sjellin dallgët në breg janë padyshim nga ato lloj historish që i kemi dëgjuar vetëm në përralla. Por, rasti që na rrëfen më poshtë një turiste e huaj nga Kalifornia që kishte ardhur për muaj mjalti në Shëngjin me bashkëshortin, do t’ju lërë pa fjalë.
Ajo quhet Danyelle Ludwig Pollock dhe shkroi ekskluzivisht për redaksinë e JOQ, rastin më të çuditshëm që i kishte ndodhur në jetë.
Në breg bashkëshorti i sa kishte gjetur një shishe me një letër të vjetruar të lidhur ku shkruhej një mesazh i padëshifrueshëm që daton nga viti 19.06.1988.
Në letër shkruhej në italisht:
La vita come la conosciamo è ormai andata. I nostri vecchi modi di comunicare stanno vacillando. Questa potrebbe essere l’ultima volta che riesco a mandarti un messaggio. Tutto ciò che conta ora è mantenere i segreti del nostro passato al sicuro. Dobbiamo preservare il libro di Shisharka.”
Që përkthehet:
Jeta ashtu siç e njihnim dikur, ka ndryshuar/ kaluar. Mënyrat tona të vjetra të komunikimit kanë humbur rëndësinë e tyre. Kjo mund të jetë hera e fundit që të shkruaj. Ajo që ka rëndësi tani është që të mbajmë të sigurta sekretet e të shkuarës tonë. Duhet të mbrojmë/ruajmë librin e Shisharkës”.
Turistja ka mbetur pafjalë nga kjo ngjarje dhe është shumë kurioze të dijë kuptimin e mesazhit të koduar.
Ajo shkroi ekskluzivisht për JOQ.al:
Përshëndetje, quhem Danyelle Ludwig Pollock! Unë dhe im shoq ndodhemi për muaj mjalti në Shqipëri dhe gjetëm një mesazh brenda në shishe në plazhin e Shëngjinit që daton nga viti 1988. Me sa duket është e shkruar në italisht.
Nuk mendoja kurrë që di]ka e tillë të ishte e mundur. Kam lexuar histori për persona që gjejnë mesazhe në shishe, por nuk e kisha imagjinuar. Duhet të jesh person me shumë fat të zbulosh një mister të tillë. Tingëllonte si një shoqëri sekrete që dërgonte mesazhe nëpërmjet detit. S’jam e sigurt se ç’kuptim ka.
Është shumë e çuditshme. Mbetëm pafjalë, uau! Më shkruani nëse merrni vesh për çfarë bëhej fjalë, pasi jam shumë kurioze!”