
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka takuar ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli, njëherësh ish-deputeten demokrate.
Sipas burimeve për “Tiranapost.al”, takimi që nisi rreth orësh 21:00, po ndodh në një nga lokalet e Tiranës pranë zonës së ish-Bllokut.
Pjesë e diskutimeve mendohet të jenë debatet e fundit politike lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe paktet që po nënshkruhen mes dy opozitave, për zgjedhjet e 2023-shit.
Kujtojmë se një ditë më parë ambasadorja Kim bëri një paralajmërim për krerët e partive politike, që të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do të propozojnë për zgjedhjet e ardhshme, pas lajmit se ish-gjyqtari i Apelit, Gjin Gjoni, mund të bëhet pjesë e listave të PD-së.
Në takim është diskutuar dhe çështja Berisha dhe Topalli ka luajtur rol ndërmjetësues
Topalli mbeti jashtë listave në 2017-n së bashku me një grup me emra të spikatur në PD.
Lidhur me këtë takim nuk ka pasur deri më tani asnjë njoftim zyrtar