108 plumba / I puthitën grykën e kallashit në xhamin e blinduar. Tre personat ngritën pritën ndaj Brahimit dhe Preçit. Asnjë kamer në banesë nuk punonte

Nga Elton Qyno

Sulmi me armë i rregjistruar në zonën e Milotit, është kryer nga një skuadër e përbërë nga 4 persona, ku tre vetë kanë qëlluar me automatik, ndërsa personi tjetër ka qëndruar shofer në makinën tip “Audi”, e cila u gjend e djegur në fshatin Gramëz të Fushë.

Në vendgjarje, policia kriminale ka gjendur plot 108 gëzhoja kallashnikovi, gjë e cila tregon se ka pasur një intesistet të lart të goditjeve me armë, duke sjellë vrasjen e Klisman Preçit dhe plagosjen e rëndë të Ylli Brahimit.

Atentati mafioz vjen vetëm 5 ditë pas sulmit me armë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë njerëzit e biznesmenit Ervis Martinaj, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Në ngjarjen e djeshme, besohet se autorët kanë përdorur plumba blindshpues, me qëllim depërtimin në brendësi të makinës.

I pari që është qëlluar ka qënë Klisman Preçi, i cili rezulton të ketë zbritur nga makina “Toyota” e blinduar për të hapur derën e oborrit të pallatit.

Por, vrasësit ishin pozicionuar në atë vend, duke pritur 10 minuta, deri në ardhjen e dy objektivave të cilët ishin duke pirë kafe në një lokal të Milotit.

Ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është mospunimi i kamerave të sigurisë, që Ylli Brahimi, kishe montuar në banesën e tij.

Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar. Paisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjëndje shërbimi.

Kjo ka sjellë në mosfilmimin e asnjë imazhi të vrasësve, të cilët janë pozicionuar të qetë në vendin ku kanë planifikuar vrasjen e dyfishtë. Ka shumë mundësi që autorët kanë pasur dijeni për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë, ndaj planifikimi i vrasjes është bërë pikërisht në derë të shtëpisë.

Policia thotë se për gati 5 minuta zona është përfshirë nga terrori, si pasojë e breshërive të forta të automatikëve. Madje njëri nga autorët ka qëlluar me puthitje xhamin e blinduar të makinës, me qëllim depërtimin e plumbave në brendësi të makinës, ku ndodhej Ylli Brahimi.

Plot 108 herë është qëlluar në drejtim të 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe 46-vjecacrit Ylli Brahimi. Të dy objektivat ishin komshinj me njëri-tjetrin, ndërsa kohët e fundit lëviznin me “Toyota” të blinduar “Land Chrysler”, pasi më parë i kishin shpëtuar atentave mafioze.

Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi, kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit, disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

Dy shënjestrat e këtij sulmi me armë janë emra të njohur për policinë kriminale.

Në janar të vitit 2021 Ylli Brahimit, ju bë atentat në qender të Milotit dhe nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë, por arriti të shpëtojë.

Edhe 27-vjeçari Klisman Preçi, ka rënë pre e një sulmi me armë në muajin Maj të këtij viti, teksa po lëvizte me automjet bashkë me një kushëri të tij përgjatë superstradës Lezhë-Milot.

Ndaj tyre u qëllua me bresheri automatiku, por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk i prekën.

Të dyja këto ngjarje janë të pazbardhura, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek konfliktet e hasmërisë mes bandave kriminale në zonë.