A ju alarmon ikja e shqiptarëve?’/ Rama qesh kur e pyet gazeta gjermane

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën gjermane, Frankfurter Rundschau. Ajo e ka pyetur për një seri çështjesh, por mbi të gjitha për shqetësimet aktuale.

“Së fundmi ka pasur protesta në Tiranë. A nuk jeni të shqetësuar se më shumë njerëz do të dalin në rrugë nëse inflacioni vazhdon të rritet- dhe ushqimet të bëhen më të shtrenjta,” e pyet gazeta.

Më tej, gazeta e pyet për çështjen e largimit masiv të shqiptarëve.

“Pavarësisht progresit ekonomik, Shqipëria vazhdon të humbasë popullsi. Kjo duhet të jetë historikisht alarmante për ju,” e pyet gazeta.

Por Rama reagon duke qershur.

“Më lejoni të përgjigjem kështu: Ballkani nuk ka qenë kurrë një vend i mërzitshëm. Por ne, Ballkani, duam të bëhemi më të mërzitshëm dhe më normalë. Po aq të mërzitshëm sa Bashkimi Europian (qesh). Një vend i mërzitshëm është kur gjithçka funksionon në mënyrë prefekte, si në Gjermani. Me shaka, dikush më tha njëherë se mund të bëhesha kryebashkiak i Frankfurtit. Jo, më mirë jo, iu përgjitja. Sigurisht që ka gjëra që mund të përmirësohen atje, por Frankfurti është një qytet i qëndrueshëm dhe i pasur. Një vend i përsosur- çfarë të qeverisësh atje?” tha Rama.

I pyetur se çfarë do të bëjë pas karrierës së tij politike, Rama tha se ndoshta do të dizenjojë rrobat e tij si stilist.