Balluku: ‘Shqipëria Do Të Bëhet Me Tre Hekurudha, Tre Porte Dhe Dy Aeroporte, Do Jemi Fuqi Në Ballkan’

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar projektet infrastrukturore që pritet të përfundojnë brenda mandatit të tretë të socialistëve.
Balluku tha se Porti i Ri i Durrësit, aeroportet e Vlorës dhe Sarandës pritet të përfundojnë brenda këtij afati ndërsa shtoi se do të duhet më shumë kohë për përfundimit e Koridorit Blu.
“Pa dashur të përsëritëm dhe të jap informacione që janë dhënë, siç jeni në dijeni sepse ne i kemi bërë të gjitha garat publike. Do ndaloj tek portet. Portet janë pjesë e paketës së zhvillimit. Kanë nisur disa prej tyre, siç është porti i ri i Durrësit në Porto Romano.
Gara përmbyllet në fund të muajit Tetor. Gara ndërkombëtare do të vendosë edhe një kohë limiti për 36 muaj. Porti i Ri dorëzohet brenda këtij mandati.
Faza e parë e projektit të ballinës në portin ekzistues që do të kthehet në zonë për përdorim turistik dhe banimi, kemi nisur nga puna për fazën e parë të negocimit. Në fazën e parë dhe të dytë brenda mandatit të tretë.
Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh. Porti tregtar zhvendoset në zonën e Triportit. Pas operimeve që kanë nisur në mënyrë normale pa asnjë lloj kufizimi në aeroportin e Kukësit.