Belinda Balluku: Pamja Ime Është Kjo Që Është Po Punët I Bëj Mirë Unë!

Belinda Balluku duket se nuk i pëlqeka kur komentojnë pamjen e saj të jashtme. Ditën e sotme, Xhelal Mziu e ka quajtur trendy dhe ajo është irrituar. Sipas ministres, puna e saj nuk ka lidhje me pamjen, pasi çdo gjë e bën mirë.

 

Ministrja u shpreh:

 

U more dhe me pamjen time. Ti ndoshta me do me shami të kuqe, po mua shamitë nuk më shkojnë. Është diskriminim?! E kam provuar dhe nuk më shkon shamia, vë kapele dhe tjera gjëra. Mos më trego mua diskriminimin për të çoheshe këtu dhe t’i thoje kolegut tënd të mos flasë për pamjen e zonjave.

Është turp për ju zonja që i lejoni kolegët të mërren me ministret me deputetët. Pamja ime është kjo që është po punët i bëj mirë.