Bën Telefonatën E Papritur Me Bashën Në Lidhje Direkte / Kryemadhi : Të Mora Se Po Më Thonë Që Ne Nuk Flasim Bashkë..!!?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kishte telefonuar ‘live’ gjatë një emsioni televiziv kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin në vitin 2019.

Për të mohuar zërat se marrdhëniet e saj me Bahsën ishin në krizë, Monika Kryemadhi iu përgjigj telefonatës së Bashës, i cili sapo ishte larguar nga studio e Blendi Fevziut dhe i ka telefonuar.

“Një sekondë se po më telefonon zoti Basha. Zoti Basha jemi “Live” me Çim Pekën këtu, që thotë se nuk flasim bashkë”, i tha Kryemadhi-Bashës në telefon.

Ndërkohë më tej gjatë intervistës, Kryemadhi konfirmoi edhe një herë koalicionin zgjedhor me Partinë Demokratike dhe tha se Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm.

“I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takona tij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë”, tha Kryemadhi.