Në Kuvend ditën e sotme diskutohet projektrezoluta kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën. Mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, ka pasur disa replika.
Pasi i mbaroi koha e dhënë në dispozicion nga deputeti Alizoti, Sali Berisha vazhdoi të qëndronte në podiumin e parlamentit, teksa pati replikë mes tij e kryeministrit Rama.
Duke u kthyer drejt tij, Berisha e akuzoi Ramën si hajdut, kurse kryeministri i tha se është i padëshirueshëm.
Sali Berisha: Kur populli thotë boll vodhe ik, nuk thotë ik në pension, por thotë ik në birucë, atë do të të thotë. Do të të dalë për hundësh, e meriton, ke vjedhur sa askush në asnjë vend. Je një hajdut i nivelit më të lartë!
Edi Rama: Je i padëshirueshëm, ik