
Sali Berisha ka shkuar sot në Belsh.
Ai tha se vendi ynë ka bërë një prapaktheu të frikshme dhe ka nevojë për të, që të shpëtojë.
“Të nderuar drejtues të PD-së dhe qytetarë, kam ardhur me shumë kënaqësi për të diskutuar me ju, në një moment që ne e konsiderojmë se realisht, Shqipëria është në rrezik dhe se ajo sot ka nevojë urgjente nga ne për shpëtimin e saj.
Kur them Shqipëria është në rrezik, unë do ndalem vetëm këtu. Shqipëria është në rrezik sepse puna juaj është në rrezik. Prodhimet tuaja janë në rrezik. Kjo është një e vërtetë e dhimbsme dhe e pamohueshme.
Ka një prapaktheu të madh dhe të frikshëm në sektorin e bujqësisë, i cili tejkalon çdo sektor tjetër në kontributin e tij në prodhim, por edhe në punësim dhe mirëqenie të familjeve shqiptare”, tha ai.