
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të ndjekë me sheshin “Skënderbej” të njëjtin skenar që ndoqi me mbikalimin e Zogut të Zi, të cilin e prishi kur erdhi në pushtet në vitin 2005
Duke folur në një takim për trashëgiminë kulturore, ai u shpreh se kur të vijë në pushtet do ta prishë sheshin.
Duhet kujtuar se të njëjtën gjë bëri dhe Basha kur erdhi në Bashkinë e Tiranës.
“Sheshi është një turp i dheut, është një shesh çnjerëzor, shesh që kryen të vetmin funksion kalim këmbësorësh, kaq. Një shesh gjigant i zmadhuar në përmasa të frikshme dhe që janë tërësisht përveç Koresë së Veriut, nuk gjen kund sot shesh të tillë. Sheshi duhet rivitalizuar, do punohet me arkitektë. Nuk kam qenë kurrë dakord që të përjashtohet trafiku.
Tirana ka probleme me trafikun. Ja përjashtove qendrën nga trafiku, qytetarët marrin me ajër të ndotur helmet. Do rivitalizohet. Unë nuk mund të konceptoj një shesh pa treg, pa jetë, siç është sheshi i sotëm”, tha Berisha.