
Ditën e sotme kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe është parë të dalë nga dyert e SPAK. Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:25.
Arsyet se pse u thirr në SPAK nuk i bëri me dije për gazetarët të cilët e ngacmuan me pyetje pasi doli. Ai tha se e kishin pyetur për verifikimin e një situate që nuk ka lidhje me institucionin që drejton.
Gonxhe refuzoi të jepte përgjigje për çështjen për të cilën ishte thirrur duke deklaruar se ishte personale dhe nuk kishte interes. Në parim, ai e bëri të ngjante si një verifikim i vogël e i parëndësishëm, por në SPAK drejtori i një prej institucioneve më të rëndësishme të MIE nuk mund të thirret për vogëlsira…