
Kryeministri Edi Rama është ndalur tek zhvillimet në Spanjë në Samitin e NATO-së dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Rama ka shtuar se do të rikthehet së shpejti në Bruksel për propozimin për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Portin e ri të Durrësit
“Kemi pasur diskutime intensive për një marrëveshje përfundimtare për të çelur rrugën e fillimit të negociatave me BE, nuk ka rëndësi nese Konferenca Ndërqeveritare zhvillohet javës tjetër apo pas 10 vitesh. Rendesi ka qe ne kemi plotësuar cdo kusht te mundshem. Do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze të NATO-s në portin e Durrësit, ku përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake”, tha Rama.