Fundoset Ilir Meta, PD deklaron votën pro ndryshimit të ligjit për dosjet: Kërkojmë dekomunistizim të plotë, larg lojërave politike

Fundoset Ilir Meta, PD deklaron votën pro ndryshimit të ligjit për dosjet: Kërkojmë dekomunistizim të plotë, larg lojërave politike

Partia Demokratike ka dhënë konsensusin për të ndryshuar Ligjin për Hapjen e Dosjeve, i cili përjashton nga politika spiunët e Sigurimit të Shtetit

Autoriteti i Dosjeve pl asi bo mbën dje, pasi ka zbuluar se ish-Presidenti Ilir Meta figuron si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit. Sot kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mblodhi me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për të diskutuar mbi një propozim të Autoritetit, i cili kërkon që të ndryshohet ligji me qëllim që në Parlament, bashki apo institucione të mos emërohen persona që kanë pasur lidhje me Sigurimin.

 

Eneklejd Alibeaj, përmes një reagimi për mediat shprehet se është i hapur për një ligj të tillë, pasi dekomunistizimi ka qenë në krye të politikave të PD. Pas “OK” të PD hapet rruga për t’i mbyllur Metës derën e Parlamentit, pasi ligji kërkon 84 vota.

 

“Sot paradite pata një ftesë të papritur nga Kryetarja e Kuvendit zonja Lindita Nikolla. Kërkoi të më vinte në dijeni të materialeve të mbërritura nga Autoriteti i Dosjeve, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Refuzova të njihesha me detajet e dosjes sekrete të politikanit me inicialet I.M. ! Për mua si politikan dhe për PD-në si parti e themeluar mbi parimet e transparencës, standardet dhe jo emrat e përveçëm, janë të rëndësishme për funksionimin normal të demokracisë. I bëra me dije Kryetares së Kuvendit se qëndrimi i PD-së për çështjen e dosjeve ka qenë koherent dhe vijon të mbetet i pandryshuar. Shoqëria dhe shteti shqiptar ka nevojë uluritëse të dekomunistizohet”, tha Alibeaj.

 

Më tej ai tha se vetë PD ka dorëzuar një ligj për dekomunistizimin, ndërsa shprehet se do mbështesë çdo transparencë për zbardhjen e të fshehtave të komunizmit.

 

“Ne kemi qenë ata që kemi kërkuar përjashtimin e sigurimsave nga emërimet në reformën në drejtësi dhe ia kemi arritur. PD jo vetëm ka kërkuar, por ka përgatitur dhe projektligjin për dekomunistizimin. Kemi depozituar projektligjin për kthimin e Spaçit dhe Tepelenës në muze kombëtarë. Kemi kërkuar sistematikisht deklasifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit, madje edhe 1 javë më parë në Kuvend, e do depozitojmë iniciativën përkatëse për këtë qëllim. PD ka inicuar dhe mbështetur çdo përpjekje ligjore, politike dhe të shoqërisë civile për transparencën e munguar për dosjet e diktaturës. Vetëm kështu makthet e shpirtrave të trazuar në komunizëm do të zhduken dhe psikoza e shantazhit do marrë fund”, ka shtuar ai.

 

Sipas Alibejat, fakt i hidhur mbetet që gjatë 30 viteve, klasa politike në Shqipëri ka qenë e paaftë t’ju ofrojë shqiptarëve të vërtetën e plotë të dosjeve të sigurimit të shtetit. Sipas tij, të njëjtët politikanë i kanë përdorur dosje të tilla për shantazhe të interesave të pushtetit personal.

 

“PD e ka të qartë dhe të palëkundur qëndrimin e saj për çështjen e dosjeve dhe bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Transparenca e munguar është drejtësia e mohuar për ata mijëra shqiptarë që vuajtën gjatë di ktaturës kom uniste. Çdo iniciativë për hapjen e dosjeve, lustracionin apo dekomunistizimin, siç ne kemi kërkuar sistematikisht, do të ketë mbështetjen e plotë tonën. Por këto iniciativa duhet të bëhen të plota, të sinqerta dhe ezauruese, dhe jo gjysmake në funksion të lojrave të vogla politike. PD u krijua si forcë antikomuniste dhe do të vijojë të përmbushë misionin e saj, rivendosjen në vend të dinjitetit të nëpërkëmbur dhe vlerave të mohuara gjatë diktaturës komuniste”, përfundon Alibeaj.