Gazmend Bardhi/ Berisha amnistoi Fatos Nanon.

Përplasjet brenda grupit parlamentar të PD-së nuk po fashitet.
Kur armata e madhe e demokratëve pret me shpresë se grupi parlamentar do unifikohet, koha po tregon se gjasat janë të pakta.

Sot, në një status në “Facebook” ka reaguar Gazmend Bardhi, duke u shprehur se Berisha amnistoi ish kryeministrin Nano në vitin 2005 dhe kështu vazhdoi cikli i së keqes- shkruan Bardhi.

Deklarata e Sali Berishës se erdhi në pushtet në 2005 me premtimim “zero kompromis ndaj korrupsionit”, por mori vendim politik për ti ikur premtimit dhe për të amnistuar korrupsionin e qeverisë së Fatos Nanos, mqs ai i dorëzoi pushtetin, është thelbi i sistemit të kalbur politik që ka ndërtuar trekëndshi i korrupsionit në këto 30 vite.

 

Deklarata e sotme shpjegon atë të para pak ditëve se në 2013 Sali Berisha e dorëzoi vetë pushtetin, duke ndjekur kështu Sali Berisha modelin e Fatos Nonos dhe Edi Rama modelin e Sali Berishës. Tani po luftojnë për “kush e ka rradhën”, duke vazhduar amnistinë dhe duke marrë peng Shqipërinë.

 

Korrupsioni dhe amnistia ndaj tij ka marrë peng Shqipërinë në këto 30 vite. Pa ndëshkuar korrupsionin 30 vjeçarë nuk ka kurrë të ardhme për Shqipërinë. Ëndrra e demokratëve dhe shqiptarëve për “Shqipërinë si gjithë Europa” bëhet realitet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Ndyshe jemi në vendnumëro dhe ndryshojnë vetëm emrat e të korruptuarve!