Gjërat më të çuditshme e të frikshme që disa fëmijë u kanë thënë prindërve

Disa prindër kanë rrëfyer në media sociale gjërat më të çuditshme që kanë dëgjuar nga fëmijët e tyre. Imagjinatë apo një botë paralele që jo të gjithë e shikojnë?

Historia 1

Njëherë kur djali im ishte 2-3 vjeç, hapi dollapin tim të rrobave dhe po fliste: Paguaje zonjushën. Po po do e paguaj. Kur e pyeta se me kë po fliste? M`u përgjigj se në dollap kishte një grua që jetonte aty dhe se ai e paguante atë.

Historia 2

Po sikur ti mos të zgjohesh nga gjumi nesër?

Historia 3

Motra ime u zgjua një natë dhe shkoi të flinte tek dhoma e prindërve. Përdori tualetin e tyre dhe kur u kthye nga banja pyeti mamin: Pse ka aq shumë njerëz tek banja jote mami?

Historia 4

Kur djali im ishte 4 apo 5 vjeç më tha: E mban mend kur ti ishte e vogël dhe unë isha i madh? Ne shkonin dhe hanim drekë tek lumi. Gjyshi im më çonte tek lumi për piknik.

Historia 5

Një vit më parë, vajza ime 4 vjeçe kishte makthe gjatë natës. Zgjohej çdo orë në 3 të mëngjesit dhe bërtiste e qante. Unë dhe gruaja rrinim zgjuar dhe e qetësonim derisa e zinte gjumi sërish. Mendonim se kishte parë ndonjë ëndërr të keqe. Po një mëngjes ajo na tha se kishte frikë pasi një burrë ishte në dollapin e saj dhe e zgjonte nga gjumi.

Historia 6

Vajza ime 2 vjeç po shikonte nga dritarja hënën një natë. Mua m`u duk gjë e bukur dhe iu afrova e pyeta për çfarë po mendonte. Ajo m`u përgjigj me zërin e një gruaje plakë: Jemi të gjithë në të njëjtin kafaz.

Historia 7

Djali im kur ishte 5 vjeç, para se ta lija për në kopsht më shtrëngoi duart fort dhe më tha: Mami bëj kujdes! 10 minuta më vonë pësova një aksident automobilistik.

Historia 8

Vajza ime 3 vjeçe m`u afrua një ditë mbi gjoks dhe më tha se gjinjtë ishin për qumësht. I thashë se kishin qenë dikur, por m`u përgjigj: Jo, janë prapë. Dy ditë më vonë zbulova se isha shtatzënë.

Historia 9

Kam pasur një dado për fëmijën tim që nuk erdhi më pasi e dëgjoi që fliste me burrin që jetonte në papafingo. Disa vite më vonë, një shofer taksie më çoi në shtëpi, dhe kur e pa shtëpinë time më pyeti: A jeton ende ajo fantazma aty?