Gjykata E Tiranes Denon Sali Berishen Me….

Hegjemonia e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi drejtësinë shqiptare, duket se është venitur, për shkak se ai ka marrë një goditje të fortë nga Gjykata e Tiranës, ndërsa është dënuar me 100 mijë lekë gjobë për shpifje. Më 23 tetor të vitit 2018, Sali Berisha do nxori në “FaceboOk” foton e një shtëpie në Amerikë për të cilën deklaronte se ishte në pronësi të Ramës, ky i fundit do të ngrinte një padi ndaj tij. Në kundërpërgjigje ndaj padisë së Ramës, Berisha do të ngrinte një kundërpadi brenda së njëjtës çështje.
Por pas shumë shtyrjeve të seancave gjyqësore me kërkesë të palës së paditur nga Rama, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, ka dalë dje me vendimin që i jep sërish një tjetër vulë zyrtare Sali Berishës, atë të shpifësit të provuar. Madje gjyqtari ka marrë dje vendimin për të rrëzuar kundërpadinë e Berishës dhe për të pranuar atë të Ramës, duke i kërkuar Berishës shpërblim dëmi prej 1 milion lekësh të vjetra dhe detyrimin për të përgënjeshtruar postimin e vitit 2018 në faqen e tij “FacebOok”.
Ky vendim rrëzon përfundimisht të gjitha shpifjet e Sali Berishës ndaj Ramës sepse kundërpadia e tij, e rrëzuar sot nga gjykata, lidhej edhe me deklaratat që ai bënte në publik mbi një gjyq të Ramës për atësinë e djalit të tij.
Berisha është dënuar me gjobë edhe më parë
Ky është dënimi i dytë i Sali Berishës për shpifje. Dënimin e parë e ka marrë për disa deklarata dhe shkrimet kundër gazetarit dhe botuesit BollinO BollinO e ka paditur në gjykatën civile e cila ka vendosur që akuzat e Berishës ishin thjesht shpifje pa asnjë provë dhe për këtë arsye, u dënua me 1 milion lekë shpërblim dëme. Madje kur avokatët e gazetarit BollinO kërkuan prova për të vërtetuar akuzat, Berisha u shpreh se ishte i habitur duke menduar që akuzat nuk mund të vërtetohen asnjëherë.
Burimi SOt COm al