Goditja e madhe që mori Edi Rama: SHBA-BE, plan për ta rrëzuar nga pushteti?

 Goditja e madhe që mori Edi Rama: SHBA-BE, plan për ta rrëzuar nga pushteti?

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq kanë braktisur sallën sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën gjatë një dëgjese për ligjin e amnistisë fiskale.

Ambasadorët Zingraf dhe Barsacq kanë qëndruar të ulur në reshtin e parë duke dëgjuar fjalën e ministres së Financave Delina Ibrahimi, dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por janë larguar menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Rama.

Ky i fundit duket se nuk e ka pritur mirë gjestin e dy ambasadorëve, dhe gjatë fjalës së tij ka folur për “mungesë respekti” nga diplomatë të huaj që e trajtojnë Shqipërinë si “vend me bisht”.

Miqve dhe partnerëve europianë dua t’u them që respekti reciprok është ai që me respekt mund të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vende armiqsh, ndërsa amnistia është bërë në të gjitha vendet që na japin mësim, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur që tregon respektin pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj” u shpreh kryeministri në fjalën e tij.

Ambasada e Gjermanisë dhe Francës në vendin tonë ka reaguar për Ora News lidhur me bojkotimin e e fjalës së kryeministrit Rama nga ambasadorët Zingraf dhe Barsacq në takimin për aministinë fiskale.

“Ne e lamë sot në mëngjes mbledhjen për amnisti fiskale sepse të dy kishim takime. Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së” thuhet në reagimin e Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf.

Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, ne nje dalje publike me gazetaret e rinj, ka kerkuar te jene me te eger me Qeverine.

Thuhet se SHBA dhe BE e kane humbur durimin me Ramen dhe po shikojne mundesine ta rrezojne nga pushteti.