Grida Duma Me Pesë Bodyguardë?!

Në protestën e opozitës bëri bujë fotoja e deputetes Grida Duma, e cila shfaqej me 5 djem, për të cilët u përfol se ishin bodyguardët e saj. Mirëpo, së fundmi, Grida ka shpjeguar foton dhe ka thënë se disa i ka kushërinj, por vishen shepesh me të zeza.

Ajo thotë:

Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes. Aq shumë vishen me të zeza sa qëllon edhe kështu. Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithmonë me mua. Do ta them me modesti që pak njerëz në politikë sjellin njerëzit e vetë. Ata vijnë dhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz.