Habit 31-vjeçarja: Mamatë e tjera më shohin keq sepse jam seksi, nuk çoj dot djalin në çerdhe…

Bukuria në shumicën e rasteve të ndihmon që t’i arrish gjërat, por ndodh edhe si në rastin e kësaj 31-vjeçareje në SHBA. Gratë ku ajo çon fëmijën në çerdhe, e kanë inat për shkak se është seksi. Të paktën kështu shprehet vetë Lena Nersesian, e cila ka mbi 1.6 milionë fansa në Youtube. Madje ajo është edhe një modele në platformën OnlyFans.

E reja thotë që mamatë e tjera, të cilat gjithashtu çojnë fëmijët në të njëjtën çerdhe me djalin e saj, janë të shqetësuara se ajo mund t’u “vjedhë” bashkëshortët. Së fundmi Nersesian ka thënë se i lejon shoqet që të flenë me partnerin e saj, Adam John Grandmaison.

Megjithatë, modelja ka marrë sërish vëmendjen e mediave për shkak të asaj që ka thënë për mamatë e tjera, të cilat sipas saj, e shikojnë keq sa herë që e shohin në ambientet e çerdhes.

“Mendoj se disa mama mendojnë se do të zhvishem dhe do të bëj seks me bashkëshortët e tyre aty ku jam nëse nuk m’i heqin sytë. Në mendjen e tyre jam ndonjë kafshë seksuale perverse e cila dua të fle me këdo që lëviz. Por më falni, kush e bën këtë? Unë jam blogere e suksesshme, sipërmarrëse dhe biznesmene e cila kam krijuar brand-in tim nga asgjëja. I fejuari im është po aq i suksesshëm dhe ne kemi respekt për njëri tjetrin, pavarësisht se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë”, tha ajo.

Pavarësisht suksesit të saj në platformat online, Lena thotë gjithashtu se ka një diplomë në psikologji dhe se ka punuar më parë me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Lena dhe bashkëshorti i saj u takuan në vitin 2016. Një vit më vonë, çifti vendosi që të performonte bashkë në platformën online të seksit, Only Fans. Por pavarësisht kësaj, ata shijojnë një jetë normale familjare dhe kanë fëmijë./tvklan.al