Ka takuar alienët dhe tregon planin e frikshëm që na pret! Si janë ata?

Pravera Xhafa është një studiuese e shkencave okulte e cila shpesh ka rrëfyer në media teoritë e saj përsa i përket botës ku jetojmë, dhe kush ka pushtetin e botës, apo ndoshta dhe praninë e jashtëtokësorëve. E ftuar në ‘Abc e Pasdites’, Pranvera tha se “të gjithë jemi nga një tjetër planet. Bashkimi ynë gjenetik është pjesë e disa pjesëzave të tjera që janë shumë më të avancuara se ne.”

“Jashtëtokësorët nuk janë ata që na nxjerrin nëpër filma, ata të këqinjt me të cilët na kanë parapërgatitur që të kemi frikë. Nga Hollywood, nga ato qenie që kanë qenë më përpara këtu, kanë pushtuar botën dhe e zotërojnë prej 200 vitesh prandaj bota është sot edhe në më shumë errësirë. Gjithçka që rrotullohet rreth nesh, është një lloj hipnoze në të cilën ne jemi gjatë gjithë kohës.” – tha studiuesja, e cila shpjegoi se kjo është edhe arsyeja pse ajo po rrëfen të vërteta e saj pas kaq shumë kohësh studimi dhe heshtjeje.