Kapet i fshehur poshte ure ..autor qe masakroj me thike bashkjetusen

Elbasan- Policia e Elbasanit arreston R. M, 37-vjeçarin që masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, J E, 37 vjeçe.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja” organizuan operacionin të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, afër banesës së të afërmve të tij, poshtë urës së Zaranikës në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Ramis Mici, 37 vjeç.

Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autori i vrasjes së ndodhur më datë 30.07.2022, në Elbasan, ku, në banesë, u gjet e vrarë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasja Jetlira Elezi 37 vjeçe.

Materialet proceduriale do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.