
Komisioneri i BE-së Olivér Várhelyi. ka thënë nga By Pass-i” i Vlorës se është impresionuar nga rruga që përshkroi.
“Së pari është kënaqësi që rikthehem në Shqipëria, një vend që me befason. Rruga për këtu më la pa frymë. më la shumë mbresa, por duke parë punimet që pashë këtu. Ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin e ardhshëm.
Me pak fjalë, ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin tuaj të ardhshëm. Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet që duhet të jepnin për atë që ka nevojë shoqëria moderne. Nuk ka ekonomi e shoqëri pa rrugë për tregtinë, pa rrugë të cilat lehtësojnë tregtinë dhe për këtë arsye kemi qenë tejet të qartë që prej fillimit.
E di që kemi bërë gjithë këtë punë gjatë gjithë kësaj kohe por kemi bërë shtysën e fundit. Më parë janë dashur orë për të bërë 20 km rreth qytetit ndërsa tani, ajo gjë i mbetet historisë se në këto rrugë do shohim shumë maune, automjete të rënda.
Për ne, ndërlidhja me njëri-tjetrin vijon të jetë një nga cështjet më të rëndësishme. E di nga përvoja e Hungarisë se cfarë ndryshimi është kur ke muindësi të lidhesh me tjetrin. Jam shumë krenar për BERZH-in që kanë bërë këtë të mundur. Pa partnerët tanë, kjo nuk do të ishte e mundur. Kjo është punë e cila është bërë për qytetarët, për bizneset. Kjo tregon dhe vlerën e madhe të planit të investimeve dhe të përshpejtojmë punën”, tha Olivér Várhelyi.