
Në kulmin e krizës politike kryetari i PD, Lulzim Basha është thirrur për tu paraqitur në prokurori në datën 17 qershor 2019 sa i përket hetimit për lobimit në SHBA.
Ditën e sotme Prokurorët e çështjes, Ervin Karanxha, Gjergji Tafa dhe Kolë Hysenaj kanë firmosur flet thirrjen për kryetarin demokrat Basha, ish-sekretarin e PD, Arben Risanti si dhe Ilir Dervishin, ekonomist i PD.
Tre prokurorét thanë se pas përfundimit të fazës së paraprake të hetimeve që kanë nisur në 2018 gjetën elementë të veprave penalè të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
Prokurôria e Tiranës thekson se veprimet hetimore të kryera përfshijnë marrjen e letër porosisë nga autoritetet në SHBA
Sipas prokurorève mbështetur në hetimet paraprake, Basha, Ristani dhe Dervishi janë tashmë nën hetim.
Burimi Ora News .