Nëse opozita do të kishte qenë në lartësinë e duhur, Rama do të ishte në burg i dënuar ndoshta me 50 vjet

Nëse opozita do të kishte qenë në lartësinë e duhur, në misionin e vet, Edi Rama s’do të ishte kurrë sot në pushtet, do të ishte në burg për vjedhjet që ka bërë”, ishte kjo deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berishës gjatë takimit me kryetarët e degëve në Tiranë.

Sali Berisha: Sirenat e alarmit po bien në çdo familje shqiptare, të gjithë presin nga ne. Çfarë përgjigje të ia japim ne kësaj qeverie? Kur do ia japim duart ne kësaj qeverie? Kur do të dalim zot vjedhjeve dhe shpërdorimit të një regjimi monist? Sa do të lejojmë ne që do të vazhdojnë të vidhen qytetarët? Nëse opozita do të kishte qenë në lartësinë e duhur, në misionin e vet, Edi Rama s’do të ishte kurrë sot në pushtet, do të ishte në burg për vjedhjet që ka bërë. I dënuar ndoshta edhe 50 vjet duke i mbledhur së bashku. Kjo është e vërteta. Ky është realiteti. Ne kemi humbur kohë, por duhet t’ju jemi mirënjohës qytetarëve të cilët dëshmuan se janë për opozitë të vërtetë dhe u përgjigjën me besimin se ne jemi opozitë e vërtetë, ne do t’i mbrojmë interesat e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se opozita është e vendosur në kauzën e saj duke thënë se do i qëndrojnë asaj kauze.

Sali Berisha: Sa më lart të synojmë të ngjitemi, aq më e përpjetë na bëhet rruga, sigurisht do ta përshkojmë atë, kemi vullnet të hekurt. Aty ishte kauza, nuk ishte protesta për mua, por për kauzën tonë të drejtë me besim. Do i qëndrojmë asaj kauze./