Nis ‘Vrapimi’ I Fundit I Shqipërisë Drejt BE: A Përfitohen Fonde? E Ardhmja…

Javën e ardhshme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

》Çfarë do të thotë kjo për vendin tonë? Konferenca e parë Ndërqeveritare nis zyrtarisht edhe bisedimet për anëtarësim të një vendi në Bashkimin Evropian. Në konferencë mblidhen përfaqësues të qeverisë dhe përcaktohen detyrat që duhet të përmbushen.

Negociatat zhvillohen midis ministrave dhe ambasadorëve të qeverive të BE-së dhe vendit kandidat në atë që quhet konferencë ndërqeveritare. Reformat politike dhe ekonomike të kryera nga vendi kandidat monitorohen dhe vlerësohen rregullisht.

》Shqipëria, a përfiton fonde shtesë me qëllim përgatitjen për negociatat e anëtarësimit? Instrumenti i Paraaderimit (IPA) u vjen në ndihmë financiarisht këtyre vendeve në përgatitet e tyre për anëtarësim dhe lehtëson bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar. Gjatë viteve 2007-2017, KE ka investuar më shumë se 8.9 miliardë euro në rajon nëpërmjet IPA-s.

Pra, e thënë shkurt, nëse hapat e Shqipërisë në periudhën e negociatave do të jenë të qarta dhe të sigurta, edhe mundësitë për të përthithur më shumë fonde, do të rriten. Gjithçka varet nga ecuria e reformave dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit.