
Dasma e vonuar e Boris Johnson dhe bashkëshortes së tij Carrie Johnson do të zhvillohet këtë fundjavë.
Dasma do të zhvillohet në pronën e miliarderit britanik Lord Bamford, një mbështetës i madh i Partisë Konservatore në krye të së cilës deri pak kohë më parë ishte Johnson.
Ndërtesa e shekullit të 18-të dhe rreth 1500 hektarë kopshte janë duke u zbukuaruar për këtë rast.
Një shesh gjigant është ngjitur pranë shtëpisë madhështore Daylesford ku do të zhvillohet eventi dhe një pemishte në formë zemre aty pranë bie në sy.
Çifti u celebruan zyrtarisht në një ceremoni sekrete në Katedralen e Westminsterit gjatë vitit të kaluar por për shkak të një COVID 19, me një prani shumë të vogël të ftuarish të cilët u vunë në dijeni vetëm në momentet e fundit.
Por sipas parapregatitjeve dasma e kësaj fundjave do të jetë krejt ndryshe nga celebrimi i 2021, duke nisur nga ambjenti, dekori, të ftuarit apo edhe ushqimi që do të shërbehet.