Plehrat Digjen Në Mes Të Shijakut, Tymi Dhe Era E Rëndë Mbulojnë Vendin

Problemi me menaxhimin e plehrave në vendin tonë është shumë i madh dhe pa zgjidhje. Shumë njerëz zgjedhin që plehrat t’i hedhin në lumenj, zona të mbrojtura, vend-grumbullime pranë zonave të banuara apo t’i djegin fare ato.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak, Durrës. Plehrat digjen në mes të natës në qendrën e Shijakut e cila është mbuluar nga tymi dhe era e rëndë.

Situata është shumë shqetësuese për banorët që jetojnë aty pranë.