Probleme me shëndetin/ Ish-ministri Lefter Koka dërgohet në spital

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka lënë qelinë e burgut dhe ka mbërritur në spital me probleme të rënda shëndetësore.

Bëhet me dije se Koka është transferuar në spitalin e burgut në gjendje të rënduar shëndetësore dhe me maskë oksigjeni.

Nuk dihen arsyet dhe konkretisht çfarë problemesh shëndetësore ka ish-ministri i arrestuar për aferën e inceneratorëve.