Rrëzohet Avioni Serb Në Greqi/ Alarm Zjarri Në Kavalla, Dëgjohen Shpërthime

FOTO ILUSTRUESE

Një avion mallrash nga Serbia është rrëzuar së fundmi në Greqi.

Alarmi u dha rreth orës 11:00 të mbrëmjes në zonën e Kavallës, ku avioni ra në rrugën që lidh Antifilipin me Palaiohorin.

Komandanti Georgios Dritsako tha se avioni u rrëzua 40 kilometra nga aeroporti i Kavallës.

Ai ishte nisur nga Serbia në Jordani. Piloti kishte njoftuar për problemet dhe donte ulje urgjente, por nuk ia doli.

Kryebashkiaku i Pangaiou, Philippos Anastasiadis, u bën thirrje banorëve të largohen, duke paralajmëruar shpërthime të vazhdueshme. Avioni, siç tregon video, ka marrë flakë dhe pas tij ka ndodhur një shpërthim.